Papa Francesku njeh si “Martirë” 38 klerikët shqiptarë

Papa Francesku njeh si “Martirë” 38 klerikët shqiptarë

58
0
Shares

Ditë e shënuar kjo e 27 prillit 2016 për Kishën dhe për mbarë popullin shqiptar. 38 martirët e parë shqiptarë, vrarë gjatë komunizmit ndërmjet vitit 1945 e 1974, për të cilët ishte hapur çështja e kanonizimit kishtar, njihen pra si të martirizuar për shkak të fesë ne Krishtin, nga Papa dhe Selia e Shenjtë. Kjo do të thotë se pas procesit kanonik në nivelin dioqezan për të verifikuar martirizimin e tyre për shkak të fesë në Jezu Krishtin, ka përfunduar edhe procesi në pranë Kongregatës së Selisë së Shenjte për Shenjtorët në Vatikan.
Vërtet, dje, më 26 prill, pikërisht në festën e Zojës së  Këshillit të Mirë, Pajtores Qiellore të mbarë popullit shqiptar, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës, Papa Françesku u takua me Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato, të cilin e autorizoi të botojë dekretet, që kanë të bëjnë me njohjen e një sërë mrekullish, virtytesh heroike dhe martirizimin. Ndër ta, njihet:
– martirizimi i Shërbëtorëve të Zotit, Vinçenc Prennushi, i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, kryeipeshkëv i Durrësit, dhe i 37 shokëve të tij, vrarë ndërmjet 1945-ës dhe 1974-ës.
Festa e Zojës do të marrë edhe domethënie të tjera për Shqipërinë, popullin e Kishën shqiptare. E pikërisht në solemnitetin e Nënës së Zotit, Nënës së Këshillit të Mirë, janë shqyrtuar dokumentet e dëshmitë, që i dhuruan popullit e Kishës shqiptare martirët e parë, të periudhës së regjimit komunist 1945-ës dhe 1974-ës, të cilët i nderonte si të tillë që më parë.
Së bashku me ta, Ati i Shenjtë Bergoglio autorizoi publikimin e dekreteve edhe për dy mrekulli, katër martirizime të tjera dhe 8 virtyte heroike, që u njihen njerëzve të denjë për t’u konsideruar ndjekës të vërtetë të Krishtit e dëshmitarë të Tij në këtë botë. Së bashku me martirët shqiptarë hyjnë në plejadën e shenjtorëve e të Lumëve, pranë Hyjit të Gjithëpushtetshëm. /radiovatikan/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY