Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kosovë, aksion i madh polici-EULEX kundër krimit të organizuar

27/04/2016
Kosovë, aksion i madh polici-EULEX kundër krimit të organizuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e EULEX-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar aksionin më të madh kundër krimit të organizuar, ku dyshohet se janë të përfshirë 51 persona, ndërsa listën e kryeson ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, që aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në momentin e bastisjes së shtëpisë së tij, në fshatin Kishnarekë të Drenasit, deputeti Syla nuk ndodhej aty, ndërsa mësohet se atij i është lënë fletëparaqitjeje për në polici.
Deputeti Syla dhe 50 të dyshuarit e tjerë, përfshirë ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës Nuhi Uka, avokatë dhe persona të tjerë, dyshohet se kanë tjetërsuar dhjetëra hektarë tokë nga pronësia shoqërore në pronësi private të tyre.
Gjatë aksionit, policia ka qëndruar për disa orë në zyrat e ish-kryegjyqtarit Nuhi Uka, nga ku kanë marrë materiale, ndërsa mësohet se policia ka zbuluar se një natë më parë, nga zyrat e Ukës janë larguar shumë prova, për të cilat policia ka marrë në pyetje edhe një roje si dëshmitar.
Zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi e ka konfirmuar përmes telefonit për Top Channel aksionin, si dhe ka treguar se janë arrestuar 6 persona, por pa dhënë më shumë detaje.
Për aksionin e EULEX-it dhe të policisë kosovare ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili përmes Facebook-ut ka thënë se, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë.
Personat e arrestuar këtë të mërkurë dyshohen se, pas përfundimit të luftës në Kosovë, kanë shpronësuar dhjetëra hektarë tokë që ishin pjesë e ndërmarrjes shoqërore “KBI Kosova Export”, duke i kaluar në pronësi të disa serbëve të Kosovës, e pastaj me vendime të paligjshme gjyqësore i kanë kaluar në pronësi të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me kallashnikov në Elbasan

DURRËS/ Dhunoi bashkëshorten dhe kërcënoi vajzën, më pas dëmtoi veten

14/02/2026
Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Tiranë/ Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, zbulohen emrat e personave të përfshirë

14/02/2026
SKANDAL/ Një vjedhje e madhe po përgatitet, ja kush dhe si po e realizon

PAS 13 VITESH/ Largohet nga zyra e Ramës, Engjëll Agaçi

14/02/2026
“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me kallashnikov në Elbasan

DURRËS/ Dhunoi bashkëshorten dhe kërcënoi vajzën, më pas dëmtoi veten

14/02/2026
Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Tiranë/ Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, zbulohen emrat e personave të përfshirë

14/02/2026
SKANDAL/ Një vjedhje e madhe po përgatitet, ja kush dhe si po e realizon

PAS 13 VITESH/ Largohet nga zyra e Ramës, Engjëll Agaçi

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.