FOTO/ Nazime Visha nuk është kërcënuar, gjykata nuk vendos për urdhër-mbrojtje

FOTO/ Nazime Visha nuk është kërcënuar, gjykata nuk vendos për urdhër-mbrojtje

144
0
Shares

Nazime Visha sot në gjykatë

Nazime Visha, e cila u lirua pak kohë më parë nga burgu pas amnistisë, nuk ka marrë urdhër-mbrojtje në Gjykatë, kërkuar një ditë më pare, pas denoncimeve që bëri në polici se ishte kërcënuar nga gruaja dhe djali i Fiqiri Muçës.
Mësohet se gjykata rrëzoi kërkesën e Vishës për urdhër-mbrojtjeje pasi, sipas saj, ishte kërcënuar nga djali dhe bashkëshortja e Fiqiri Muçës, personit që ajo vrau disa vite më parë.
Gjykata vlerëson se Nazime Visha, nuk kërcënohet nga askush.
E dënuar për vrasjen e Fiqiri Muçës, me të cilin kishte një lidhje intime, por që sipas saj ai e kishte detyruar dhe përdhunuar që në moshë të re, Visha është përballur me kërcënime me jetë porsa ka dalë nga burgu.
Ajo pretendon se familjarët e Fiqiri Muçës e kanë kërcënuar me jetë. Ajo madje ka thënë se ka marrë telefonata nga njerëz të panjohur, për të cilët thotë se e kanë kërcënuar me vrasje.
Por nga ana tjetër, bashkëshortja e Fiqiri Muçës deklaroi dje se familja e saj me zor siguron bukën e gojës dhe se nuk ka nge që të merret me Nazime Vishën.


nazime visha, gjyshja gjykate, urdher mbrojtjeGjyshja e Nazime Vishës, sot në gjykatë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY