Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin “Money”, duke vënë pranga 3 persona për akuzën e falsifikimit të monedhave.
Të arrestuarit janë Ilir Zere, 46 vjeç, Briken Gëri, 29 vjeç dhe Bledar Zogani, 40 vjeç, të 3 banues në Berat.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ndalimi i tyre u bë pas disa muajsh hetimesh, ku rezultoi se, në bashkëpunim me njëri – tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhës euro prerje 50 (pesëdhjetëshe) dhe 100 (njëqindëshe), të cilat i tregëtonin në tregun vendas me vlerën 100 euro, e barabartë me 30.000 (tridhjetëmijë) lekë të vjetra.
Gjatë kontrollit, policia gjeti 11,000 euro të dyshuara të falsifikuara.
Ndërsa në banesën e Ilir Zere, në cilësinë e provave materiale iu gjetën dhe sekuestruan, 5 thika antike të dyshuar të trafikuara, 1 pushkë sportive pneumatike dhe 4 bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa.
Mbi 3 të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “falsifikimi i monedhave”, “trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/