Qeveria ka dhënë me koncesion ndriçimin e rrugëve në Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Durrës pavarësisht se pati kundërshtime në kabinetin qeveritar.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka kundërshtuar këtë vendim si dhe politikat e koncesionimit masiv të qeverisë por në mbledhjene sotme ai nuk ka qënë prezent për shkak të një vizite jashtë vendit.
Për koncesionin në fjalë është vetëofruar kompania “HeSaLight”, e cila në faqen e saj zyrtare thotë se është një kompani shumëkombëshe për prodhimin dhe zhvillimin e teknologjisë LED që adreson nevojat më miqësore për ndriçimin e ambientit pa dëmtuar mjedisin.
Kompania pretendon se minimizon ndjeshëm humbjet e energjisë. Kompania thotë gjithashtu se që nga viti 2010, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Kredive Export të Danimarkës, duke investuar në 30 vende.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/