DINAMIKA/ Grabitja e 180 milionë lekëve, policia rindërton ngjarjen nga pamjet e...

DINAMIKA/ Grabitja e 180 milionë lekëve, policia rindërton ngjarjen nga pamjet e kamerave të sigurisë

39
0
Shares

Policia ende nuk ka identifikuar autorët e mundshëm të grabitjes së djeshme, të një kambisti në lulishten e hotel “Sheraton” në Tiranë.
Duke dhënë disa hollësi, policia bën të ditur se viktimat kanë qenë “të punësuar” të një pike këmbimi valutor, ndërsa grabitësit kanë qenë dy, njëri ka rrëmbyer çantën, tjetri ka dhunuar fizikisht shoqëruesin e mbajtësit ët çantës.
Sipas policisë vendore, mësohet se nga hetimet paraprake dhe këqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se shtetasve S. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arkëtar i një firme këmbimi valutor, B. Xh., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të kësaj pike këmbimi valutor, në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë, u janë afruar dy persona pa maska dhe pa armë, ku njëri nga dy autorët e kësaj ngjarje i ka marrë çantën me shumën monetare shtetasit S. H., ndërkohë bashkëpunëtori ka goditur me shkelm shoqëruesin, shtetasin B. Xh dhe janë larguar me vrap drejt motorit që e kishin lënë vetëm pak metra më larg.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të kësaj vepre penale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139/25 i Kodit Penal.
Grabitja ndodhi dje  rreth orës 16:00, në rrugën “Dervish Hima”, te ambientet e jashtme të hotel “Sheraton”, ku është marrë një shumë e konsiderueshme vlere monetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY