Berisha: Rama u kërkon prokurorëve dhe gjykatësve të lirojnë Shullazin

Berisha: Rama u kërkon prokurorëve dhe gjykatësve të lirojnë Shullazin

65
0
Shares

Pasi kryeministri Rama u bëri sot një falenderim Mynyr Konit dhe Dhori Kules, për mostërheqje nga “presioni kriminal dhe i papranueshëm” i Emiljano Shullazit, për ish-kryeminstrin Berisha janë thjesht “larje duarsh”.

Berisha ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku thotë ndër të tjera se me këtë deklaratë Edi Rama u thotë prokurorëve dhe gjykatësve se të lirojnë sa më parë Emiljano Shullazin.

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës.

Edvin Shullazi nuk denon aktin e Milit te Partise por mjaftohet duke e vleresuar si akt te pa pranueshem!

Te dashur miq, vazhdon mbrojtja e hapur nga Edvin Shullazi i Milit te Partise. Keshtu, Edvin Kristaq Rama, pasi deshtoi te eleminoje nga gara rektorin Koni duke i derguar atij dhe prof. Dhori Kules Milin, xhelatin e partise, lau sot duart me krimin e porositur duke thene: “Respekte per Konin dhe Kulen” dhe pa i permendur emrin Milit te Partise deklaroi se akti i tij esht i papranueshem, pra nuk tha kurresesi i denueshem, pa lere me shume. Keshtu, edhe me kete deklarate, duke mos i permendur emrin kriminelit dhe vrasesit Emiljano Shullazi dhe duke e quajtur aktin e tij te terrorit ndaj akademikeve thjesht si te papranueshem, Edvini faktikisht i thote Milit “mos u merzit se une qe te ngarkova apo te besova krimin e shemtuar nuk te leshoj dhe publikisht po e zvogeloje barren e krimit te padegjuar”. Me kete deklarate Rama iu thote prokuroreve dhe gjykatesve, se Mili i Partise ka kryer nje akt thjesht te papranueshem ndaj dhe lirojeni sa me pare, se per gjera te papranueshme nuk mund te mbahen njerezit ne burg! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY