Dy ish-inventarizues të Bankës së Shqipërisë, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” lidhur me skandalin e vjedhjes së Thesarit, janë dënuar nga Gjykata e Tiranës me dy vite me kusht. Ndërsa pas këtij vendimi Ilir Dedja dhe Medi Molla fitojnë lirinë, prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për secilin, por Gjykata është mjaftuar me shërbim prove për dy ish-invetarizuesit.
Sipas prokurorisë, dy ish-punonjësit e Bankës së Shqipërisë nuk kanë raportuar për diferenca të parave në 8 arkat e dëmtuara, duke deklaruar se gjithçka ka qenë në rregull. Po ashtu ata nuk kanë kryer as kontrollet fizike të kutive dhe arkave ku ishin vendosur paratë.
Ndërkohë, 2 vite nga skandali i vjedhjes së 713 milion lekë nga thesari i Bankës së Shqipërisë pas hekurave qëndrojnë Ardian Bitraj e Mimoza Bruziaj, ndërsa ish-Guvernatori Ardian Fullani fitoi pafajësinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/