Vëllai i Ziver Veizit u arrestua për laborator droge, lajmi u mbajt...

Vëllai i Ziver Veizit u arrestua për laborator droge, lajmi u mbajt i fshehtë

76
0
Shares

Nga Telnis Skuqi

Një muaj më parë, juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi nuk i ka besuar veshëve ku u informua se dy xhaxhallarët e tij janë shpallur në kërkim, pasi policia vendore zbuloi një laborator të kultivimit të hashashit, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës.

Me ndihmën e drejtuesve të lartë të policisë lokale, lajmi në media u tejkalua “butësisht”, sepse emrat e dy administratorëve u fshinë nën iniciale, gjë që solli dy pamje të pavërteta për opinion publik.

Policia e Shtetit u shfaq kokëlartë, sepse zbuloi një laborator që njerëzit e policisë e kishin prodhuar, si dhe shmangu skandalin, sepse autorët real të këtij biznesi ishin vëllezërit e Ziver Veizit, protestuesi që u vra më 21 janar 2011.

Megjithatë historia nuk përfundon këtu.

Një javë më parë, policia vendore e ka mbajtur të fshehtë arrestimin e njërit prej dy xhaxhallarëve të shpallur në kërkim, sepse këtë të drejtë ekskluzive për të bllokuar informacionin e ka juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi.

Të gjitha këto çudira nuk janë thjesht rastësi, por pjesë e lojës së kartelit të drogës në Jug të Shqipërisë, ku pjesëmarrës janë edhe vëllazëria e Ziver Veizit, përkatësisht Hodo dhe Roland Veizi, plus edhe nipi i tyre.

Si ka mundësi që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës nuk jep asnjë informacion për këtë laborator që ishte ndërtuar vetëm 3 km larg këtij institucioni?

Prej sa vitesh ku aktivitet ishte ndërtuar në qytetin jugor?

Pse pikërisht vëllazëria Veizi e kishte këtë të drejtë në qytetin e Gjirokastrës?

Të gjitha këto pyetje, por edhe të tjera, kanë një përgjigje.

Prej 3 vitesh kultivimi i hashashit nuk është më e drejtë e gjithsecilit, por e drejtë e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY