Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Eklipsi”. Si rezultat i këtij operacioni, nga ana e Seksionit për Krimet Kundër Pronës, janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Të arrestuar në flagrancë, janë R. A. (i mitur), 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe Luan Lama, 19 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa të shpallurit në kërkim janë F. Gj., 29 vjeç dhe I. Sh., 19 vjeç.
Burimet e policisë vendore saktësuan se këta persona prej një periudhe 5 mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit E. B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin qe ti merrnin dhe një shumë tjetër prej 3000 euro.
Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 3 aparate celulare, 6 karta celularesh të kompanive të ndryshme dhe 1 automjet tip “Mercedes Benz”, me targë AA391LU
Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të ”Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/