Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar denoncimin e tij sot, për inaktivitetin dhe mosveprimin e policisë për rastin e Emiljano Shullazit.
I ftuar në “Studio e hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”, Berisha ripërsëriti se Emiljano Shullazin e arrestoi prokuroria dhe jo policia.
“Po të ishte për policinë, Emiljano Shullazi do të ishte arrestuar më herët. Atë e thirrën atë natë, për ti ndërtuar alibinë, për kërcënimin ndaj akademikëve, por prokuroria veproi me vendosmëri duke e arrestuar. Po të ishte për policinë, sot do të ishte në burg nipi i Emiljano Shullazit, i cili u shoqërua një muaj më parë, por që Emiljano Shullazi shkoi dhe ua rrëmbeu, e nxori prej andej dhe rrahu policin që e shoqëroi”.
Në vijim të denoncimit të policisë, Berisha u shpreh më tej se “në prokurori ka kriminelë që shesin dosjet sekret, dosje që rëndom publikohen edhe në media”, u shpreh më tej Berisha.
Duke komentuar përjashtimin e tij për 10 ditë, ai u shpreh shkurt, “më kanë nderuar”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/