Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me procedurat dhe dhënien me koncesion të disa shërbimeve spitalore. Në hetim janë marrë koncesioni për hemodializën me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë, si dhe koncesioni i check-up-it falas.
Në kuadër të këtyre hetimeve, zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, është marrë në pyetje nga Prokuroria për të dëshmuar në lidhje me koncesionet e hemodializës dhe sterilizimit.
Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria që në dhjetor të vitit 2015, pas publikimeve në media të dyshimeve për abuzime.
Fillimisht organi i akuzës ka sekuestruar dhe verifikuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me procedurat komplekse të dhënies me koncesion të shërbimeve publike dhe më pas ka vijuar me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen.
Përveç zëvendësministrit të Shëndetësisë Kodian Rrjepaj mësohet se do të thirren në prokurori të gjithë anëtarët e komisionit të koncesioneve. Ata janë Arben Gjata, Genc Byrazeri, Petro Mersini.
Ministri Beqaj nuk është thirrur për shkak se nuk ka firmosur ai, por zëvendësministrat e tij. Por ndërkohë në komision ka pasur njerëz shumë pranë vetes. Burime të besueshme thanë se Genc Byrazeri është një i afërm i familjes së ministrit, çfarë do të thotë se vendimmarrja e koncesioneve ose të paktën një votë në ato koncesioneve ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit.
Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur Ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.
Në hetim janë marrë koncesioni për hemodializën me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë si dhe koncesioni i check up-it falas.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/