Vendi i grabitjes së kambistit
Policia e Tiranës ka tentuar të japë detaje për ngjarjen e sotme të grabitjes së 180 milionë lekëve (të vjetra) një kambisti. Por në këtë tentativë, policia ka dhënë si “detaj” vetëm inicialet e kambsitit viktimë, ndërsa ka konfirmuar lajmet mediatike se grabitja ka ndodhur.
“Më datë 26. 04. 2016, rreth orës 16:10, në rrugën “Dervish Hima”, te ambientet e jashtme të një subjekti privat, ka ndodhur një vjedhje me dhunë.
Shtetasit S. H., i është marrë një shumë monetare e konsiderueshme, nën ushtrimin e dhunës. Shumë të cilën sapo e kishte tërhequr nga një filial i banke të nivelit të dytë.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e mekanizmnit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë vendore të Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/