Foto Ilustruese
Një policor nga Gjirokastra ka vrarë veten sot në kushtet e depresionit.
Mësohet se S. Kazma 53 vjeç efektiv i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Repartin e Dragotit, është gjetur i pajetë, në orët e drekës në vendqëndrimin ku ishte duke kryer shërbimin.
Grupi hetimor, ka shkuar në vendngjarje pasi është thirrur nga drejtuesit e Repartit policor dhe kanë dalë në përfundimin, se Kazma, i ka dhënë fund jetës me një të shtënë të armës në pjesën e kokës.
Nuk dihen arsyet dhe motivet që shtynë babanë e dy fëmijëve, që të ndërmerrte këtë hap ekstrem. Punonjësit e këtij reparti, nuk kanë thënë asgjë me rëndësi për grupin hetimor, i cili do të zbardhë më tej rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se 53-vjeçari, kishte marrë turnin e rojës dezhurn në orën 08:00 të ditës së martë dhe do ta linte atë pas 24 orëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/