Foto Ilustruese
Një dentist në Francë ka sakatosur me dëshirë mbi 120 pacient, duke u shkaktuar edhe më shumë dhimbje dhe dëme pacientëve.
Mjeku me origjinë holandeze, Jakobus Van Nierol i cila profesionin e tij si dentist e ka ushtruar në qytetin Francez Shato Shinon, me vetëdije ka dëmtuar pacientët e tij duke ua vështirësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore, raporton “Zhurnal”.
Akti barbarë në fjalë në policinë franceze është denoncuar nga vet pacientët.
Mjeku “monstër” siç është cilësuar nga pacientët, tani është përballë me drejtësinë franceze, ku është dënuar me ndalesë për ushtrim të detyrës si dhe dëm material me 10.500 euro.
Pacientët e tij në rrëfimet e tyre rrëqethëse para gjykatës kanë treguar se mjeku ndonjëherë ua ka nxjerrë nga tetë dhëmballa përnjëherë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/