DËSHMIA/ Ja si ndodhi grabitja e kambisiti te lulishtja e Hotel “Sheraton”

DËSHMIA/ Ja si ndodhi grabitja e kambisiti te lulishtja e Hotel “Sheraton”

75
0
Shares


Hotel “Sheraton”, lulishtja ku ndodhi grabitja e kambistit

Pas grabitjes së sotme te Hotel “Sheraton”, vijnë dëshmitë e para.
Gazetari Artan Hoxha, ka dëshmuar nga studio e TV “News 24”, atë që ai vetë pa me sytë e tij,ndërsa ndodhej në verandën e barit të Hotel “Sheraton”.
Sipas tij, “Nga filiali i një dege banke brenda në hotel, dolën dy persona një i ri dhe një më i vjetër. Në dorë mbanin çantën me lekët dhe po kalonin në lulishten para hotelit për të dalë në sheshin e stadiumit ‘Qemal Stafa’. Në këtë kohë, një person me pistoletë në dorë dhe me fytyrë të maskuar, erdhi me vrap nga përpara hotelit, dhe ju bërtiti dy personave ‘lëshoni paratë’. Mori çantën me lekë dhe u largua drejt sheshit, i hipi një motorrin me fuqi të vogël që po e priste dhe u larguan.
Vetëm pas kësaj dy viktimat atëherë reaguan”, dëshmoi Artan Hoxha.
Duke ju referuar edhe dëshmive të kilentëve të tjerë të barit të hotelit, gazetari bëri ët ditur se motori kishte lëvizur 3 – 4 herë para hotel “Sheraton”. Vetëm në momentin që kanë parë dy personat me lekë u krye grabitja.
“Viktima ishte pronar i një qendre këmbim valutor, që e zhvillon aktivitetin mbrapa Hotel ‘Tirana’”, sqaroi gazetari Artan Hoxha.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Tiranë, grabitet kambsiti te Hotel “Sheraton”, sapo doli nga banka me 180 milionë lekë
/web/Tirane_grabitet_kambsiti_te_Hotel_Sheraton_sapo_doli_nga_banka_me_180_milione_leke_17936_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY