Për Partinë Demokratike nuk ka asnjë dyshim se vendi po përballet me një krizë ekonomike dhe një krizë politike. Por deputeti Aldo Bumçi, paralajmëroi një situatë shpërthyese me pasoja për të gjithë në rast të bashkimit mes dy krizave.
“Nëse kjo krizë politikë bashkohet me krizën ekonomike, kriza ekonomik zgjidhet me zgjedhje, votojmë platformën që dëshirojnë, por nëse kriza politike që janë zgjedhjet e lira dhe kjo qeveri nuk po distancohet nga zgjedhjet e ardhshme, por po e rëndon situatën, atëhere kjo do të kthehet në një situatë shpërthyese ku nuk mund të ketë qeveri që të qëndrojë në këmbë me zgjedhje të dhunuara dhe me krizë ekonomike”, është shprehur Aldo Bumci.
Zgjedhjet janë zgjidhja për problemet, por sipas Bumçit shumica nuk garanton proces të ndershëm për aq kohë sa nuk distancohet nga krimi dhe bandat, informon televizioni ora news.
“Kemi një krizë të rëndë ekonomike dhe zgjidhja janë zgjedhjet, por nëse në zgjedhje në do shkojmë me çfarë pamë vjet dhe gjatë këtij viti asnjë distancim, por bandat që janë future dhe më rëndë, kur dhe biznesmenët kërcënohen dhe kanë frikë po cfarë ndodh fshatrave të Shqipërisë”, tha Bumci
Bumçi rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike pro reformës në drejtësi me kusht që te jetë variant I dakordësuar nga Komisioni I Venecias
“Ne jemi për reformën në drejtësi, por ka dy reforma, reforma sipas Venecias dhe reforma sipas Ramës. Më thoni për cilën reformë duhet të jemi ne”, përfundoi Bumci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/