Disa persona ende të identifikuar kanë grabitur një pikë karburanti pas mesnatës së 25 prillit në qytetin e Bulqizës.
Policia e qarkut të Dibrës informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, të mëngjesit, kur “në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonate nga roja i karburantit në qytetin e Ri Bulqizë. Shtetasi H. H ka informuar se një person i panjohur nga ana e tij i ka marrë me dhunë 60.000 lekë të xhiros dhe është larguar në këmbë” Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur shërbimet e policisë ku si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe pas kqyrjes së kamerave të karburantit u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/