Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një fakt, sipas të cilit, prej dy muajsh, i shumëkërkuar Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e një oficeri police, është arrestuar në Holandë.
“Sipas disa informacioneve, Arben Frroku është arrestuar në Holandë prej dy muajsh, por Saje Qorri nuk dërgon dosjen se ka frikë se pas ekstradimit të tij në Shqipëri, Frroku do tregojë gjithë të pa larat”, denoncoi Berisha nga “Studio e hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”.
Ai u shpreh edhe për “sfidën” e Saimir Tahirit, për ngritjen e një komisioni hetimor nga opozita, për hetimin parlamentar të çështjes “Shullazi”.
Sipas Berishës, “Komisioni hetimor nuk mund të ngrihet sepse asnjë komision hetimor në këtë fazë nuk mund të marrë asnjë dokument për çështjen e Shullazit. ‘Sugjerimi’ për komision hetimor nga ministri i Brendshëm është një blof”, shpjegoi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/