Viti 2015, paguan më shumë ndaj rritën “kursimin” e energjisë elektrike

Viti 2015, paguan më shumë ndaj rritën “kursimin” e energjisë elektrike

68
0
Shares

Raporti më i fundit i Entit Rregullator të Energjisë tregon se vetëm 22   e familjeve konsumojnë mbi 300 kilovat/orë energji. Nga 1 Janari i vitit 2015, të gjithë konsumatorët familjarë e kanë paguar energjinë me 9.5 lekë për kilovat në orë.
Më parë, çmimi i energjisë për familjarët ishte përshkallëzuar në dy fasha, ku 300 kilovatët e parë paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli, me 12.5 lekë. Ç’ka do të thotë se 56 për qind e familjeve e kanë paguar energjinë 1.8 lekë më shtrenjtë për kilovatorë.
Nga të dhënat, po ashtu rezulton se konsumi total vjetor i energjisë elektrike ra me afro 7 % në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014.
Piku i konsumit ka qenë muaji dhjetor.
Në totalin e harxhimit të energjisë elektrike, pjesa më e madhe konsumohet nga familjarët me 49.6 % të totalit, më pas, pjesën më të madhe e zë konsumi privat.
Sipas Entit Rregullator të Energjisë shkak për rënien e konsumit total të energjisë ka qenë mirë administrimi nga konsumatorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY