Juristi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi
Juristi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi, ka kërcënuar sot nëpërmjet një statusi të tij në “Facebook” “Me plumb në lule të ballit” ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Postimi në “Facebook” i Juljan Veizit
Në statusin e tij me titull “Kriminel, fitove ti!!!”, Juljan Veizi, njeriu i afërt i Ziver Veizit, që humbi jetën nga një plumb gjatë protestës së 21 Janarit 2011, shkruan në statusin e tij se
“Gjykata dhe njëkohësisht edhe Prokuroria e mbaruan lojën e tyre!!!. Si e nisen, e bitisen por bashke me “21 Janarin” varrosin shpresën qe ky vend do behet…”.
Më tej vijon,
“Kryekrimineli bën thirrje për armatosje, e bën Presidentin horr, Prokuroren lavire, nuk zbaton urdhrat e Prokurorisë, por ne fund ne burg futet kush ka rilidhur energjinë qe nuk kish paguar…. Kryekrimineli është i plotfuqishëm përball Qeverise, përballë Drejtësisë, edhe përball lotëve te Anës qe ;vajtuan” ne gjithë Europën… Kryekrimineli për një gjë ka te drejte, këtu duhet armatosur populli, sepse është e vetmja zgjidhje, sepse ti o Kryekriminel
e do fiks aty, ne lule te ballit….”.
Kryekriminel, fitove ti!!!, 1997-ta, Gërdeci, 21 Janari janë arritjet e Qeverise tuaj!!!.
Kryekriminel ‘Na fal!!!’. ‘Te na falesh qe na vrave’”, përfundon ai.
Profili në “Facebook” i Juljan Veizit, ku ka të shënuar vendin e punës
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/