SHËNIM/ Edi Rama dhe 21 janari

SHËNIM/ Edi Rama dhe 21 janari

93
0
Shares


Kafja më e fundit (21 janar 2016) e kryeministrit Edi Rama me familjarët e viktimave të 21 janarit 2011

Edi Rama reagoi sërish sot për 21 janarin. E ka bërë për më se 5 vjet këtë punë. Sot reagoi për vendimin e Gjykatës së Lartë e cila refuzoi rekursin e Prokurorisë për këtë ngjarje.
Por, reagimi i sotëm i Edi Ramës, sikurse i çdo reagimi tjetër, pas 23 qershorit të vitit 2013, ishte jo vetëm si kryeministër, por edhe “shfajësues”, e thënë ndryshe “justifikues”.
Deri para kësaj date reagimet e Edi Ramës kanë qenë jo vetëm thjesht dhe vetëm si ish-kreu i ish-opozitës, por kanë qenë edhe “premtues”, “karikues”, të mbushur edhe me doza optimizmi…, por me gjasa “premtime mashtruese”.
Justifikimet për mosmbajtje premtimi, pas “zbulimit” më të fundit dhe në emër të “reformës në drejtësi”, duke përfshirë si pjesë të “rikarikimit” të familjarëve të viktimave edhe “pafajësinë e Xhelal Mziut”, të krijon bindjen se Edi Rama ka tejkaluar veten e tij…, p. sh.:, krahasuar me “Gërdecin”…
… Sa për kujtesë, nga 15 marsi i vitit 2008, çdo datë 15 të muajve pasardhës, kishim në Gërdec një “procesion” të mbushur me “dhimbje” të shtirur në fytyrat e “udhëheqësve” të ish-opozitës. Kjo ndodhi deri në 15 qershor 2009. Pas humbjes së zgjedhjeve të këtij muaji të këtij viti, Edi Rama e harroi “Gërdecin”…, për tu kujtuar pas fitores së zgjedhjeve të fundit parlamentare… Por edhe kjo kujtesë, lidhet me dërgimin (tashmë vetëm) çdo 15 mars në Gërdec “sa për kujtesë” të Mimi Kodhelit…, sa për të mbjellë ndonjë ulli…
Ndërsa 21 janarit “i ka vënë gjoksin” vetë. Fton familjarët për ndonjë kafe në kryeministri…, por nuk ju “raporton” për darkën luksoze një natë më parë (sikurse ndodhi këtë 20 janar) me Ilir Metën (blloku i famshëm i të cilit ishte strumbullarin i 21 janarit 2011)…, as nuk ju “premton” më…, por justifikohet…, sigurisht duke mos mbjellë ndonjë ulli në bulevard, por pse jo ndonjë kërpudhë…
Përpos “dëshirës” së Edi Ramës për të mos “premtuar” më tashmë…, por për të vazhduar “justifikimet”, në emër të (mos)reformës në drejtësi, përzier edhe me Xhelal Mziun, duket ia ka dalë që t’u ofrojë brenda javës ndonjë kafe tjetër në kryeministri familjarëve të viktimave të 21 janarit…
Atë le ta bëjë…!
Por të bëjë edhe asgjë më shumë se sa ti rikthehet “programit të Rilindjes qeverisëse”, ku VETËM NJË HERË e përmend 21 janarin, dhe kur “premtonte” PËR HERË TË FUNDIT, “nxitje dhe mbështetje e prokurorisë dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit për rihapjen e hetimeve dhe për zbardhjen sa më shpejt të një serë ngjarjesh të rëndësishme, që kanë cenuar të drejtat dhe lirinë themelore të qytetarëve, pronën dhe pasurinë publike të vendit, shtetin e së drejtës dhe që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në jetën e vendit të tilla si ngjarja e 21 Janarit, tragjedia e
Gërdecit, korrupsioni në rrugën Durrës – Kukës, privatizimet e paligjshme të pronës publike, një sërë vrasjesh me sfond politik apo me implikime të strukturave shtetërore, deformimin e proceseve zgjedhore etj”.

Artur Bego

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY