Gjyqi për Prengën, pse nuk punuan kamerat? Dëshmon efektivi Bujar Hadëraj dhe...

Gjyqi për Prengën, pse nuk punuan kamerat? Dëshmon efektivi Bujar Hadëraj dhe specialisti i IT

75
0
Shares

Në seancën ndaj Armando Prengës sot ka dëshmuar efektivi i sallës operative Bujar Hadëraj dhe specialist i IT, Rasim Brecaj. Dikush në komisariat kishte hequr spinën e pajisjeve regjistruese. Kështu u justifikua personi përgjegjës për kamerat e sigurisë në Komisariatin e Laçit, Rasim Breçaj.

Në dëshminë që dha në sallën e gjyqit, aideklaroi se ditën e konfliktit, kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura.“
Unë jam vënë në dijeni 5 ditë pas ngjarjes dhe pas verifikimit vura re që sistemi nuk ishte prishur, por i ishte hequr spina” tha Breçaj.

Më tej Brecaj tha se komisariati ka një sistem kamerash bardhezi të vitit 2000 dhe se ato regjistrojnë ne kasetë.

Efektivi Hadëraj tha se Gjok Cali e kishte njoftuar në orën 23:40 duke i thënë se ishte goditur me qytë arme nga deputeti Armando Prenga.

“Cali u soll në komisariat, më pas u dëgjuan të shtëna. Të shtënat jashtë komisariatit të kurbinit. Cali ishte në zyrën time, kur u dëgjuan të shtënat”, tha efektivi.

Seanca e radhës për çështjen “Prenga” do të zhvillohet në 16 maj ku do të dëshmojnë efektivët e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY