Gjykata e Lartë mbyll “21 Janarin”, nuk pranon rekursin e Prokurorisë

Gjykata e Lartë mbyll “21 Janarin”, nuk pranon rekursin e Prokurorisë

71
0
Shares

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin”.
Kolegji Penal, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi, me vendimin e sotëm, la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë.
Prokuroria kërkonte dënimin me 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.
Vendimi është marrë pasi çështja u mbajt 3 vite në Dhomën e Këshillimit.
Më 28 tetor të 2013-ës Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë duke mos pranuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, por sot Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin.
Gjykata e Apelit ka dënuar ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi me 1 vit burg ndërsa ish-gardistin, Agim Llupo, 3 vjet. Gjyqtarët Ervin Metalla (Kryesues), Evgjeni Sinojmeri (Anëtare) dhe Agim Bendo (Anëtar) i shpallën fajtor Prendin dhe Llupon për veprën “Vrasje nga pakujdesia”.
Më 21 janar 2011 u vranë tre demonstrues para kryeministrisë, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Pak ditë më vonë, ndërroi jetë në spital edhe Aleks Nika, i cili kishte marrë një plumb në kokë. Gjithçka ndodhi gjatë protestës së opozitës së atëhershme, ku turma u përplas edhe me kordonët e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY