EMRAT/ Gjykata Kushtetuese, 15 kandidatë në garë për 2 vende

EMRAT/ Gjykata Kushtetuese, 15 kandidatë në garë për 2 vende

79
0
Shares

Bazuar në njoftimin publik të datës 31. 03. 2016, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës janë paraqitur 15 kërkesa për të kandiduar për 2 vende, si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët
1.    Adnor Shameti
2.    Aleksandër Muskaj
3.    Avni Shehu
4.    Gëzim Allaraj
5.    Gjet Kola
6.    Luan Daci
7.    Lulzim Lelçaj
8.    Lulzim Guma
9.    Mirela Fana
10.    Mirion Theodhosi
11.    Petrit Kaja
12.    Rexhep Bekteshi
13.    Theodhor Sollaku
14.    Sokol Hasani
15.    Skënder Demiraj

Në 31 mars 2016, Presidenti Bujar Nishani shpalli fillimin e procedurave për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkë me këtë shpallje, Kreu i Shtetit ftoi të interesuarit të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin.
Afati për të paraqitur këto kërkesa filloi  në datën 1 prill 2016  dhe përfundoi në datën 8 prill 2016.
Në përfundim të këtij afati Presidenti Bujar Nishani njoftoi subjektet e interesuara, që kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë Kushtetues, për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY