“Edi Rama kryeministri i një bande në pushtet, i bën presion drejtësisë”

“Edi Rama kryeministri i një bande në pushtet, i bën presion drejtësisë”

53
0
Shares

“Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka guxuar dhe vazhdon t’i bëjë presion drejtësisë, madje duke telefonuar dhe kërcënuar hapur me prerje këmbësh si në rastin e gjykatëses së Krujës”.
Kështu e nis reagimin bashkia e Kamzës, lidhur me një status të kryeministrit Edi Rama në “Facebook”.
Për bashkinë e Kamzës, presionet ndaj drejtësisë janë të përsëritura.
“Kryeministri i një bande në pushtet e quan farsë procesin, por kujtojmë që ai dhe shpura e tij në PS kanë bërë disa herë deklarata publike si presion ndaj drejtësisë për të ndikuar në dhënien e vendimit të gjykatës ndaj kreut të Bashkisë Kamëz. Të premten ranë akuzat politike ndaj Xhelal Mziut në Apel, pavarësisht nga presioni mbi drejtësinë; nga montimi i një procesi farsë deri te deklarimet e Ramës në takimet elektorale të PS-së se Xhelal Mziu do të ishte ose në shtëpi, ose në burg pas 21 qershorit. Presioni më i fundit ishte i Saimir Tahirit më 21 prill (një ditë para dhënies së vendimit të Apelit) nga komisariati nr. 5 Kamëz”, thuhet në deklaratën e kësaj abshkie.
Më tej, bashkia e Kamzës kujton se ndërsa Rama dhe shpura e tij morën përgjigjen më të mirë në zgjedhjet e fundit lokale, po ashtu drejtësia konfirmoi se akuzat ndaj kryebashkiakut Xhelal Mziu, ishin politike.
“Drejtësia më në fund konfirmoi qartë se akuzat kanë qenë të ndikuara hapur politikisht. Pas të gjitha sulmeve ndaj kryebashkiakut të Kamzës ishte Rama. Në zgjedhjet e vitit 2015, Rama dhe shpura i tij morën përgjigjen më të mirë nga qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, duke votëbesuar bindshëm për herë të tretë Xhelal Mziun si kryebashkiak të Kamzës”, përfundon deklarata e bashkisë së Kamzës.
Kjo deklaratë, pason një reagim të sotëm në “Facebook” të kryeministrit Edi Rama.
“Xhmziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reforme në drejtësi! Ja pse bërtasin përditë e më fort ‘krimi krimi!’ dhe u vete mendja deri tek armët, i tmerron drejtësia që vetëm Reforma në Drejtësi e sjell!”, ishte reagimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY