Basha: Kryeministri me zë të dridhur u mundua të bëjë avokatin e...

Basha: Kryeministri me zë të dridhur u mundua të bëjë avokatin e Shullazit

57
0
Shares

Kryetari i PD, duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, ka deklaruar se, banditët sot po diktojnë vendimet politike për të grabitur pasuritë e shqiptarëve.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Lulzim Basha ka bërë me dije se, “PD do të vazhdojë të inkurajojë hetimin e çështjes së Emiljano Shullazit”.

“Do të mbështesim prokurorët me integritet që kanë shënuar një pikë kthese me arrestimin e Shullazit, por do të ndjekim edhe çdo hap hedh qeveria e Edi Ramës”, ka thënë Basha.
Ai e ka akuzuar shefin e ekzekutivit se, ka dënuar pa asnjë bazë ligjore ish-kryeministrin Berisha, ndërsa nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje Shullazit.
“Ky kryeministër, me zë të dridhur u mundua të bëjë avokatin e Shullazit dhe bandës së tij. Frytet e para të kësaj avokatie janë frikësimi i disa dëshmitarëve”, ka thënë Basha.

Ai ka paralajmëruar se, “PD do bëjë gjithçka, në rrugë institucionale, që kjo pikë kthese e shënuar nga prokurorët të shndërrohet në aktin e parë të reformës në drejtësi”.
“Të nxjerrë hapur përse në dy vjet e gjysmë Rama e vonoi këtë reformë dhe pse po e zvarrit. Rama është vënë përpara çdo qytetari të ndershëm, demokrat dhe socialist, dhe përpara partnerëve tanë, shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY