Ka vijuar puna e Policisë Rrugore Tiranë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë. Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë gjatë fundjaves kanë vijuar punen në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin. Si rezultat u arrestuan në flagrancë 6 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe u pezulluan 50 leje drejtimi.
50 leje drejtimi të pezulluara, nga keto:
18 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet.
32 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkolit dhe në gjendje të dehur.
59 drejtues mjetesh u dërguan në OASh.
17 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit. U këshilluan drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/