Shkodër, “Kasneci” prangos të dënuarin me 21 vjet burg për vrasje

Shkodër, “Kasneci” prangos të dënuarin me 21 vjet burg për vrasje

80
0
Shares

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në kuadër të operacionit  policor të koduar “Kasnec”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e të shpallurit në kërkim, Lazër Qukaj, 27 vjeç ,banues në Kasnec, Shkodër.
Ky person ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë  20. 04. 2016 ka nxjerre urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19. 04. 2016 të Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 21 vjet burg për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative”dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, nenet 78/a, 25, 22, 278/5, të Kodit Penal.  Kapja e këtij personi u bë si rezultat i  operacionit të  kryer nga Sektori për Krimet e Rënda Shkodër në bashkëpunim me forcat e Repartit FNSH Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Krimet e Rënda Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY