Rrëfehet e kërcënuara: Ish-i dashuri më quante k*rvë dhe më thoshte, “me...

Rrëfehet e kërcënuara: Ish-i dashuri më quante k*rvë dhe më thoshte, “me jep lekët e burgut që bëra për ty”

68
0
Shares

E reja e cila ishte kërcënuar nga ish-i dashuri i saj, i martuar tashmë, ka dëshmuar në Gjykatë se si pas shumë vitesh ai ishte shfaqur dhe e kërcënonte që të kishin lodhje intime sërish bashkë.
Ajo ka rrëfyer para trupit gjykues se Ed. L., e ofendonte dhe kërcënonte vazhdimisht deri sa ajo vendosi t’i drejtohej Policisë, raporton “Panorama”.
“Me shtetasin Ed. L. kam qenë e lidhur, lidhje dashurore, që kur kam qenë 22 vjeçe, të cilin e dija beqar.
I kam shkëputur marrëdhëniet me të në moshën 26-27 vjeç, në momentin kur kam marrë vesh që ai ishte i martuar.
Në periudhën prill-maj-qershor 2015, Ed. më vinte vazhdimisht në punë, më ngacmonte, kërcënonte dhe më ofendonte, me shprehje nga më të ndyrat.
Më thoshte ti je k*rvë. Unë i thosha që më lër rehat, ti ke familjen tënde dhe unë kam familjen time.
Më thoshte se: Kam bërë burg dhe ti duhet të më japësh lekët për burgun që kam bërë prej teje. Ti nuk ke për t’u fejuar dhe do të të vras po u fejove. Lëre punën se nuk ke përse të punosh ti këtu. Nuk donte që unë të punoja”, ka dëshmuar e reja në gjykatë”, mësohet të ketë dëshmuar e kërcënuara.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

HISTORIA/ Me gruan në shtëpi, kërcënonte të dashurën dhe përsëri “i thotë burgut hapu”
/web/HISTORIA_Me_gruan_ne_shtepi_kercenonte_te_dashuren_dhe_perseri_i_thote_burgut_hapu_17797_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY