Nikollaq Neranxi u arrestua se nuk pranon të shesë biznesin…

Nikollaq Neranxi u arrestua se nuk pranon të shesë biznesin…

62
0
Shares

Gazetari Armand Maho, ka një “këndvështrim” tjetër, për shoqërimin për disa orë në polici, të Nikollaq Neranxit. Sipas tij, ky shoqërim është një presion “në emër të ligjit”, për ta detyruar të shesë biznesin e tij të suksesshëm.
Duke kujtuar se Neranxi është një ish-deputet i majtë, Maho “ngre alarmin”, për atë që ndërsa kjo i bëhet një financuesi të Rilindjes, çfarë mund të ndodhë me të tjerët…?!
“Nikollaq Neranxi u arrestua vetëm se nuk pranon të shesë biznesin… Është një formë presioni e bërë në emër të ligjit, për ca makina të parkuara në rrugë dytësore, ku nuk kalon njeri…
Nuk e kane fajin policët, ata mbrojnë bukën e tyre, tjetër kush e ka…
Është e njëjta logjike qe u ndoq me hotel ‘Vollgën’, apo me zgjedhjet në rektorat… Vetëm se kësaj here tentohet të bëhet në emër të ligjit…
Pasi e vodhën, pasi e shemben me taksa, pasi i bënë ç’deshën një njeriu të tyre, tani i shtrëngojnë dhëmbët dhe me burg…
Panamaja u mbyll, kompania e Neranxit është një nga më të suksesshmet në vend…
I duhet…
Ka qenë ish-deputet i majtë, ka financuar për Rilindjen…
Llogarit se ç’bëhet me të tjerët…”,
është postimi i plotë i Armand Mahos në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY