Korçë, prokuroria dërgon për gjykim “kaubojsin”e Ujesjellësit të Ersekës

Korçë, prokuroria dërgon për gjykim “kaubojsin”e Ujesjellësit të Ersekës

63
0
Shares

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim ish-drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje…”.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi akuzohet se në dt.26.02.2016 ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës. Po ashtu, Prokuroria e Korçës akuzon edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasin Jeton Hida, për veprës penale të “Veprimeve që pengojnë të vërtetën”, pasi ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambjentit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj.

Ndërkohë, akuzohen për “Deklarimi i rremë” shtetasit Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik;, si edhe shtetasit Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY