“ashley madison” është një faqe në internet e krijuar specifikisht për të gjithë të martuarit që duan të kenë njohje të reja dhe të tradhtojnë partnerët aktualë. në momentin e parë që bëhesh pjesë e kësaj faqeje kërkohet që nga të dyja palët të ruhet sekreti dhe thjesht të kënaqen me njëri-tjetrin. Ky portal bëri bujë të madhe, sidomos pasi disa “hakera” e morën faqen dhe vodhën prej aty të gjitha informacionet personale. Megjithatë, pas rikthimit të portalit në duart e krijuesve të tij, tanimë numërohen 37 milionë persona të anëtarësuar nga 46 vende të ndryshme të botës. Më poshtë ndiqni rrëfimin e një gruaje të martuar, e cila e kaloi vetë një eksperiencë në këtë “portal tradhtie”.
“Kur “Ashley Madison” pati jehonë të madhe mediatike pasi ishte hakuar, fillova të kisha kuriozitet për të ditur më shumë rreth saj. Në fakt, unë kisha provuar të anëtarësohesha në faqe të ngjashme më përpara dhe kisha kaluar eksperienca të mira. Por pasi lexova edhe disa informacione shtesë, kuptova se më në fund kisha gjetur një vend që përshtatesha. Kam kaluar me bashkëshortin tim 10 vite martesë, por e kam ditur gjithnjë që ka qenë një gabim.
Kam përshtypjen që nuk më ka ndodhur vetëm mua. Ka edhe 40- vjeçare të tjerë të cilët kërkojnë një histori të re, pasi kuptojnë se gjithë dedikimi i tyre jetësor ka qenë për njeriun e gabuar. Burri im nuk kishte të njëjtën ndjeshmëri ndaj seksit siç kam unë. As nuk më komplimentonte dhe gjatë gjithë kohës isha në kërkim të vëmendjes diku tjetër, edhe sikur të bëhej fjalë qoftë për një shikim teksa kaloja në rrugë.
Doja të kisha një histori tjetër dashurie dhe po përpiqesha të gjeja mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Kisha provuar të ngacmohesha me disa kolegë në punë apo me ndonjë djalë më të ri në moshë teksa kisha dalë mbrëmjeve me mikeshat e mia, por duhet thënë se këto raste nuk ishin të shumta.
Një natë që burri im nuk ishte në shtëpi, vendosa të hapja një profil në faqen ku të gjithë tradhtonin. Nuk përdora foton time origjinale, por foton e një guaske deti. Ndërkohë portali llogariti me shpejtësi dëshirat e mia dhe më ofroi profilet që i përngjanin atyre që kisha listuar për mashkullin që doja të njihja. Fillova realisht të eksitohesha.
Personi i parë që m’u ofrua ishte Hugh. Më dukej i zgjuar dhe më bënte për të qeshur, kështu që e lamë të takoheshim në një bar. Dhe ashtu ndodhi, i thashë burrit që kisha një takim pune dhe e takova. Hugh më kishte thënë se ishte afër moshës 40-vjeçare, por në fakt ishte më pranë të pesëdhjetave. Nuk më interesonte sepse ishte i pashëm dhe i zgjuar njësoj siç ishte teksa flisnim online.
Ai ishte i artikuluar, i edukuar dhe i veshur shumë bukur, por gjëja më seksi ishte shikimi i tij. Ai më siguroi gjithashtu se nuk do të bënte asgjë nëse unë nuk do ta aprovoja më parë. Pas kësaj bisede, ai më ftoi në zyrën e tij dhe kryem marrëdhënie seksuale, shumë, po shumë pasionante. Shkova në shtëpi atë mbrëmje, u shtriva pranë burrit dhe nuk u ndjeva aspak tradhtare, përkundrazi, u ndjeva e çliruar, e ringjallur.
E bëra sërish këtë tradhti, me Hugh dhe me disa të tjerë. Të gjithë ishin inteligjentë, të suksesshëm, por nuk donin, për një arsye apo tjetër, të linin martesat e tyre. Sigurisht që edhe drekat, darkat dhe pijet para seksit ishin gjithashtu të shumta dhe të shijshme.
Për disa kohë mendova se mund të mbaja një martesë të mirë me burrin, i cili ishte njeri i mirë por pa asnjë lloj energjie aventureske. Megjithatë, pas dy vitesh që po bëja të njëjtën gjë u ndjeva keq moralisht, ndaj vendosa të ndahesha nga burri. Më vjen mirë që ai gjeti një partnere të re, relativisht shpejt në kohë dhe jam me të vërtetë e lumtur për këtë gjë. Por ndryshe nga ai, unë nuk po kërkoj një partner jete. Jam shumë e kënaqur të dal në takime me meshkuj më të rinj se unë dhe të shijoj qetësinë time.
Është shumë e rëndësishme për mua të zëvendësoj të gjitha momentet që kam humbur gjatë viteve të martesës. Dhe nuk jam e zhgënjyer nga vetja për zgjedhjen që kam bërë, sepse kuptova se çfarë doja me të vërtetë përpara se të bija në një depresion të thellë…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/