Hetimi 2-vjeçar për evazionin 2.5 milion dollar, sekuestrohen karburantet

Hetimi 2-vjeçar për evazionin 2.5 milion dollar, sekuestrohen karburantet

181
0
Shares

I shkaktuan shtetit një dëm në vlerën e 2.5 milion dollarëve me mos pagimin e taksave gjykata vendos sekuestro mbi kompaninë e karburanteve AKF Petroleum Shpk.

Vendimi për sekuestron e AKF Petroleum me ortake shtetasen Aida Melhanin është marrë nga gjyqtarja Anila Kristane pas kërkesës së prokurorisë.

Në këtë sekuestro i kërkohet Zyrave të Pasurive të Paluajtshme dhe Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit të ngrijë asetet e kësaj kompanie për të mos tjetërsuar pronat dhe aksionet pasi aktualisht po hetohet për evazion fiskal sëbashku me 4 shoqëri të tjera, hetim i nisur prej më shumë se 2 vitesh.

Sipas prokurorisë shoqëritë AKF Petroleum, Fullpet, Efore-K dhe DAS Oil kanë përdorur skemë të mirorganizuar për të shmangur kontrollet tatimore nga një subjket tek tjetri si dhe për mos shlyrjen e detyrimit tatimi mbi vlerën e shtuar ndaj shtetit, shkruan shqiptarja.com.

Fillimisht sipas akuzës skema e mashtrimit me TVSH ka nisur nga kompania Fullpet për të përfunduar në tjetërsimin e aksioneve tek AKF Petroleum e cila në 2014 bën një shitje fiktive për të kredituar TVSH me qëllim mospagimin e taksave sqaron gjykata.

E gjithë kjo skemë ka nisur më 5 dhjetor 2012 ku Fullpet me administrator Aurel Preni dhe dy shtetasit turq Ekrem Ozmedel e Ibrahim Aktoz kanë blerë Efore-K e cila si administrator ka patur në themel shtetasin Aurel Preni. Dy ditë më pas të gjitha asetet dhe punonjësit e Efore-K janë c’regjistruar nga organet tatimore për tu regjistruar po më 7 dhjetor 2012 në varësi të Fullpet.

Në 2013 futet në lojë AKF Petroleum e cila blen asetet e Fullpet e cila më parë kishte përvetsuar kompnaninë Efore-K.

Kur u zbulua kjo skemë me mashtrimin e TVSh-s?

Më 17 shtator 2015 Tatimet njoftojnë subjektin “A.K.F Petroleum” sh.p.k për kontroll, kontroll i cili ka zgjatur për 6 muaj dhe në përfundim është arritur një një detyrim të subjektit në shifrën e konsideruashme prej shumës 299,528,305 lekë.
Me dyshimet se kompania AKF po përdoret për të tjetërsuar aksionet e shmangur taksat prokuroria ka kërkuar sekuestro dhe kjo kërkesë tashmë është pranuar nga gjykata.

Tabela
Kompanitë në hetim
A.K.F Petroleum
Fullpet
Efore-K
Das OIL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY