FOTOREPORTAZH/ Përgjatë rrugës Valbonë-Theth

FOTOREPORTAZH/ Përgjatë rrugës Valbonë-Theth

74
0
Shares

Një numër i madh shqiptarësh dhe të huajsh e ngjisin Qafën e Valbonës duke shijuar ecjen në mal dhe panoramën e Alpeve. Ai është një shteg i lehtë dhe relativisht i shkurtër.

Rreth 15 kilometra rrugë nga Fusha e Gjësë në Valbonë deri në Theth, përshkruhen nga të apasionuarit e ecjes në mal zakonisht për shtatë orë, me pushime të gjata në vendburimin e Valbonës, në Qafën e Valbonës dhe në një lokal të thjeshtë që gjendet mes Qafës së Valbonës dhe Thethit. Udhëtimi zakonisht zgjati dy ditë, ku njëra ditë kalohet me vajtjen nga Tirana në Hidrocentralin e Komanit dhe më pas, me traget deri në Fierzë, e me furgon deri në Valbonë. Në ditën e dytë kalohet shtegu dhe mund të vendoset shpenzimi i një dite në Theth apo rruga e kthimit me furgon përmes Qafës së Thores.

Këto foto janë realizuar më 19 – 20 shtator 2015 dhe janë vendosur në rend kronologjik, nga nisja me traget në Koman deri te mbërritja në Theth. Qafa e Valbonës gjendet në kuotën 1800 metra mbi nivelin e detit. Fusha e Gjësë në Valbonë, nga ku nisen ekspeditat për kalimin e saj, gjendet në kuotën 800 metra ndërsa Thethi në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit. / BIRN

trageti-i-vjeter-i-braktisur-ndertuar-nga-kantieri-detar-i-durresit-600x360

zogj-mbi-liqenin-e-komanit-600x360

shtepi-guri-ne-theth-600x400

shtepi-e-braktisur-prane-fshatit-ragam-i-fundit-ne-luginen-e-valbones-600x360

lugina-e-valbones-600x360

mjete-rrethanore-perdoren-kur-te-ze-shiu-600x400

duke-u-ngjitur-600x400

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY