Nikollaq Neranxi: Mesazhi i tij pas shpalljes në kërkim

Nikollaq Neranxi: Mesazhi i tij pas shpalljes në kërkim

145
0
Shares

Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka reaguar ndaj policisë dhe vendimit të saj për ta arrestuar.

“Ne keto momente qe jam ne punen time, ne pronen time dhe po bej nje aktivitet per te cilin kam muaj qe pergatitem, ne pronen time, policia e shtetit qe paguhet me taksat e mia, ka ardhur te me arrestoje. Nuk kam bere asnje krim per te cilin ato po e bejne kete veprim. Merrni masa per kete marrezi!.N.Neranxi”, shkruan biznesmeni në një mesazh dërguar ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë Berisha ka reaguar për arrestimin e pritshëm të Neranxit duke e konsideruar si hakmarrje primitive e Edvin Shullazit.

“Te dashur miq, ne nje akt hakmarrjeje primitive, per mbrojtjen burrerore te te drejtave te bizneseve te vogla dhe te mesme nga arbitrariteti qeveritar, Edvin Shullazi ka urdheruar sot fallangat e krimit ta arrestojne ate. Ky eshte nje akt i shemtuar stalinist ndaj nje avokati te fuqishem te te drejtave ligjore te biznesmeneve shqiptar.

Theksoj ketu se qendrimet dhe pretendimet e drejta te z.Neranxi ne mbrojtje te biznesit, gjeten mbeshtetje te plote edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykate gjeti antikushtetuese ligjin ndeshkues ndaj biznesit te Edvin Shullazit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt stalinist banditesk te hajduteve te shtetit ndaj perfaqesuesit te biznesit shqiptar dhe interesave te tij legjitime, i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose para ligjit te gjithe autoret dhe urdherdhenesit e ketij akti te shemtuar shtetëror”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY