Koncesionet e Shëndetësisë, thirret në Prokurori zv/ministri

Koncesionet e Shëndetësisë, thirret në Prokurori zv/ministri

72
0
Shares

Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me konçesionet anëtarë e Komisionit të Tenderave në Ministrinë e Shëndetësisë, mes të cilëve zëvendës mininstrin, Klodian Rrjepaj.

Marrja e tyre në pyetje, që do nisë javën e ardhshme, do të bëhet pas hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria në lidhje me proçedurat dhe dhënies me konçesion të disa shërbimeve spitalore.

Hetimi për konçesionet në shëndetësi është nisur tre muaj më parë me inisiativë të Prokurorisë nga njësia task-forcë e Prokurorisë së Tiranës.

Në hetim janë marrë konçesioni për hemodializën me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë si dhe konçesioni i check up-it falas.

Filimisht organi i akuzës ka sekuestruar dhe verifikuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me proçedurat komplekse të dhënies me konçesion të shërbimeve publike dhe më pas ka vijuar me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen.

Konçesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur Ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.

Por burime nga hetimi bëjën të ditur se kontratat koncesionare nuk janë firmosur nga ministri i Shëndetësisë por nga zëvëndësministrat e tij. oraneës, droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY