Hetim “Panamasë” shqiptare nga Pastrimi i Parave

Hetim “Panamasë” shqiptare nga Pastrimi i Parave

58
0
Shares

Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Paravë ka nisur hetime intensive dhe është duke shkëmbyer informacione jo vetëm me organet vendase të zbatimit të ligjit, por edhe me institucionet homologe ndërkombëtare thanë burime konfidencale për top channel.

Në dokumentat e “Panama Papers” rezulton se nga Shqipëria janë të përfshira 2 kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Njëra prej kompanive tashmë e zbuluar është GFI, shoqëria që ka konçesionin e markimit të karburanteve.

Sipas këtyre burimeve, në fokus të hetimeve do të jenë veprimet bankare të kryera nga këto kompani dhe individë, por edhe aktiviteti i tyre financiar. Parajsat fiskale kanë qenë gjithmonë nën vëzhgimin e veçantë të organeve që hetojnë krimet financiare.

Por skandali i fundit i “Panama Papers” ka vënë në lëvizje thuajse të koordinuar të gjitha agjencitë botërore kundër pastrimit të parave, luftës kundër evazionit dhe njësitë antikorrupsion.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan zyrtarisht nisjen e procedimit penal për 200 shtetasit amerikanë emrat e të cilëve figurojnë në dokumentat e “Panama Papers”, ndërkohë që agjencitë e taksave në Spanjë, Kanada dhe Britani i kanë kërkuar gazetarëve që disponojnë dokumentat t’u vënë në dispozion listën e plotë të individëve dhe kompanive që vijnë nga këto vende.

Bizneset shqiptare që kanë preferuar parajsat fiskale tradicionalisht nuk kanë përdorur Panamanë por Qipron, Luksemburgun dhe parajsat fiskale të Azisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY