Bukëpjekësi ia shet biznesin të pastrehut për 1 euro, ja pse !!

Bukëpjekësi ia shet biznesin të pastrehut për 1 euro, ja pse !!

51
0
Shares

Në shenjë bujarie, një bukëpjekës ia ka shitur aktivitetin e tij një të pastrehu, në mënyrë që ai të nisë një jetë të re. Motivi i shitjes së biznesit vetëm 1 euro, është vendosur sepse ligjërisht nuk është e mundur që ai të falet. 62-vjeçari Michel Flamant, kishte marrëdhënie të mira më të pastrehun Jerome Aucant, që e përshëndeste cdo mëngjes ku shpesh i çonte një filxhan çaj dhe një briosh. Por me siguri që lidhja e tyre ishte forcuar shumë dhjetorin e kaluar, kur Flamant rrezikoi që të vdiste nga mbytja në dyqanin e tij nga monoksidi i karbonit, i prodhuar nga stufa me defekt.
web_photo_baker_france_1241Burri po rrezikonte që të humbte jetën, sepse askush nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte. Ai që e kuptoi se diçka nuk po shkonte ishte Aucant, që kërkoi ndihmë duke i shpëtuar jetën bukëpjekësit. Ky i fundit qëndroi 12 ditë në spital për tu kuruar. Për të falënderuar shpëtimtarin, Flamant ni fillim e punësoi t ëpastrehin si vartësin e tij me kohë të pjesshme, dhe u hapit pozitivisht nga aftësia dhe përkushtimi i tij. “Nuk jam një njeri që kënaqet lehte. Gjarët duhen bërë ashtu sic them unëdhe pikë”, u tregoi ai gazetarëve.
file_20160401105049

Kështu që Flamant mendoi që t’ia shesë biznesin Aucant: kishte pak kohë që mendonte për të shitur furrën e bukës, në të cilën punonte që kur ishte 14 vjeç dhe tre vajzat e tij nuk ishin të interesuara që ta trashëgonin. “Kush është më e rëndësishmja? Jeta apo paratë? Nuk më interesojnë paratë. Nuk jam i pasur, por nuk më intereson. Dua të jem i lirë dhe të qetësohem… dhe nëse mund të bëjë të lumtur Jerome, ai e meriton një shans”, vazhdon bukëpjekësi. Aucant do të bëhet pronar i plotë i furrës duke nisur nga shtatori, dhe në ndërkohë është duke u përpjekur për të mësuar sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, për të drejtuar biznesin, “Michel më dha një dhuratë të madhe, dhe unë dua të meritojnë atë,” shpjegoi ai.

TO GO WITH AFP STORY BY ANGELA SCHNAEBELE (FILES) This file photo taken on March 23, 2016 shows Michel Flamant (L) and Jerome (R) working in their bakery on March 23, 2016, in Dole, eastern France. Michel Flamant, the owner of the bakery decided to teach baking and pastry to Jerome and to sell him his bakery for one symbolic euro, after Jerome saved his life. / AFP PHOTO / SEBASTIEN BOZONSEBASTIEN BOZON/AFP/Getty Images

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY