Akuzat e forta të Ben Blushit: S’ bëhem pjesë e lavatriçes me...

Akuzat e forta të Ben Blushit: S’ bëhem pjesë e lavatriçes me mediokër, kanabistët dhe rilindas

53
0
Shares

Deputeti Ben Blushi thotë se nuk mund të ishte pjesë e kryesisë PS të cilën e quajti kryesi e rilindjes, lavatriçe e mediokritetit ku dhe socialistët e vërtetë si Arta Dade dhe Namik Dokle u tërhoqën.

I ashpër dhe kritikë  Ben Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj asaj që po ndodh nën drejtimin e kreut aktual të partisë.
Sigurisht në çdo rast nuk mund të isha pjesë e kësaj kryesie e cila nuk është e PS por e rilindjes, një lavatriçe mediokriteti. Nëse doni të kuptoni kush janë anëtarët e kryesisë janë rilindistët”, deklaroi Blushi

Gjithashtu Blushi tha se nuk do të votonte
: “Për këtë të votosh për rojet e spitali, për këta që ndricojnë kulla e bëjnë sheshe publike me pllaka majolike. Nuk mund të votoj për ata që duan të mbushin Shqipërinë me kanabis. Nuk mund të votoj për kanabistët rilindasit dhe mediokrët. Ka akoma kriminelë në këtë Asamble nuk kanë dalë. Kjo është një nga shakatë.Shkoni merrni në referencë çfarë tha ambasada amerikane. Palë me krimin. A dini ndonjë kriminel që humbi vendin e punës? Kryetar bashkie, jo? Deputet jo? Po futen në Asamble”, u shpreh Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY