Një makinë tip Benz me targa AA 301 AG, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur nga prapa mjetin kamion tip Man me targë koka TR9530P dhe rimorkio TR0881J me drejtues shtetasin:
Sh.B. 62 vjeç, banues në Tiranë. Nga përplasja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, E.T. 25 vjeç, banues në Durrës I cili ishte pasagjer në mjetin tip Benz.
Shtetasi Sh.B. ka zbritur nga mjeti i tij, për të parë se çfarë kishte ndodhur, ku një mjet i paidentifikuar e ka goditur. Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip Benz, Adriatik Bajraktari, ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Policia informon se në aksident janë përfshirë edhe dy mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale, konkretisht, mjetet tip Nisan me targa AA 894 FF, me drejtues shtetasin A.B.28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka goditur nga prapa një mjet BMV X5, i cili ka qenë duke u dhënë ndihmë të aksidentuarve.
Nga deklarimi i marrë shtetasit A.B. ka rezultuar se në momentin pas aksidentit një mjet tip fuoristradë e zezë ka kaluar me shpejtësi dhe është përplasur me hekurat anësore të rrugës dhe nuk ka parë që ky mjet të ketë perplasur njeri.
Specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka goditur shtetasin Sh. B.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largimi nga vendi I aksidentit”parashikuar në nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/