Paralajmerimi i Norbert Lammert: Kujdes nga mungesa e gjatë e kompromisit, ai...

Paralajmerimi i Norbert Lammert: Kujdes nga mungesa e gjatë e kompromisit, ai solli Hitlerin në Gjermani

56
0
Shares

Kreu i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert deklaroi sot në parlamentin shqiptar gjatë fjalës së tij se pa përfundimin dhe sigurimin e reformës në drejtësi nuk bëhet fjalë që Shqipëria të nisë negociatat për anëtarësim ndërsa konsideroi një rrezik të madh për demokracinë mungesën e gjatë të kompromisit politik.

Lammert vjen për herë të katërt në Shqipëri që prej zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

“Kënaqësi që ndodhem sërish në Shqipëri. Është nder i veçantë të flas me ju sot. Kjo është vizita ime e katërt në Shqipëri gjatë kohës sime si kryetar i Bundestagut. Qoftë edhe për shkak të shpeshtësisë së vizitave mund të flas për lidhjen emocionale. Por është edhe shprehje e marrëdhënieve intensive mes 2 vendeve tona, në vitet e fundit gjithnjë e më intensive. Gëzohem që para disa vitesh ne patëm sukses në iniciativën sot për të rimarrë marrëdhëniet intensive mes parlamenteve tona”, tha ai.

Teksa solli në vëmendje historinë e Gjermanisë përgjatë Luftë së Parë Botërore, Lammert tha se populli vuajti pasoja traumatike, që kanë lënë gjurmë edhe sot. “Demokracia pas Luftës së Parë Botërorë, me rregullat e Kushtetutës nuk pati mundësi që të piqej. Pikërisht se kishte rivalitet që zgjati dhe uli aftësinë për të arritur konsensusin. Në refuzimin e konsensusit nuk dështoi vetëm demokracia, por dështuan premisat e saj gjë që solli vendosjen e një regjimi me katastrofa të mëdha, jo vetëm për Gjermaninë, por dhe mbarë Europën”, tha Lammert duke sjellë në vëmëndje nevojën për konsensus politik dhe pasojat që ndodhin kur ai mungon ose nuk arrihet.

“Në vitin 2014 një tjetër arritje ishte dhe marrja e vendit kandidat për BE. Duhet të plotësohen kushtet kyçe. Duhet të dihen pritshmëritë. Dëshiroj ti referohem progres-raporteve të BE që u japin një mundësi dhe panoramë të përgjithshme të gjendjes së procesit, ndaj ajo që duhet bërë është një pjesë e mirë dhe e vështirë e rrugës. Reforma e drejtësisë në këndvështrimin e pavarësisë, duhet të jetë e garantuar, ndaj ky është kusht. Në BE, sikurse e dini nuk është situata e thjeshtë. Zgjerimi i BE varet nga kompromisi mes 28 vendeve anëtare. Ndaj, interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Ndaj kjo i rrit pretendimet për anëtarë të tjerë. Uën përfytyroj shumë pak vende që mund të anëtarësohen në BE dhe Shqipëria është një nga ato”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY