Nën hetim pasuritë e Emiljano Shullazit

Nën hetim pasuritë e Emiljano Shullazit

55
0
Shares

Pasuritë e Emiljano Shullazit do të jenë subjekt i hetimit nga prokuroria, por edhe nga ana e Drejtorisë së të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Ministri i Financave, ka bërë të ditur këtë informacion. Sipas tij, askush nuk përjashtohet nga hetimi i pasurisë në rastet kur ka indice për shkelje të ligjit. Kjo strukturë po shkëmben informacione me prokurorinë për këtë qëllim.
“Drejtoria kundër pastrimit të parave që është pjesë e kësaj ministrie merr menjëherë në bazë të ligjit që administron dhe drejton dhe nis veprimet me instrumentet e duhura që e detyron ligji dhe askush nuk bën përjashtim. Çdo dokument i mundshëm i vihet në dispozicion prokurorisë dhe ka një set me komunikim me prokurorinë për të gjitha çështjet që kjo drejtori has në punën e vet të përditshme, me protokoll, me detajim. Ka një shkëmbim informacioni dhe një detajim të punës së një grupi të përbashkët shumë intensive”, deklaroi ministri i Financave Arben Ahmetaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY