Lul Berisha dhe Shullazi bashkuan 2 bandat kriminale

Lul Berisha dhe Shullazi bashkuan 2 bandat kriminale

441
0
Shares

Dy grupe kriminale shumë të njohura dhe shumë të fuqishme që veprojnë në zonat Tiranë-Durrës, tashmë janë bashkuar me njëri-tjetrin duke rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete, shkruan sot shqiptarja.com duke iu referuar një raporti të ministrisë së Brendshme.

Emiljano Shullazi që pesë ditë më parë u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për gjobitjen e 7 biznesmenëve dhe zyrtarëve të njohur në vend, rezulton që kohët e fundit të jetë bashkuar me Lulëzim Berishën, ky i fundit i cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si drejtues i “Bandës së Durrësit”, i dënuar pak vite më parë me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë.

Sipas informacione policore dy grupet në bashkëpunim kanë realizuar gjobitjen e disa personave, biznesmenë të njohur në vend, kryesisht në fushën e basteve sportive, tregtisë së kafesë dhe tregtisë së naftës.

Në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme që zotëron “Shqiptarja.com”, jepet një tablo e qartë e bashkëpunimit mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejton grupin e tij në Durrës, ku tashmë në terren, që delegon urdhërat e Lulit, tek personat e tjerë të grupit si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj, është kunati i tij Plarent Dervishaj.

Pak vite më parë të dy bandat ishin në armiqësi. Shullazi besohet të jetë thirrur të vrasë Lulzim Berishën nga rivalë të tij.

Dosja e plotë e ministrisë së Brendshme është e publikuar në numrin e sotëm të gazetës shqiptarja.com.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY