Flet njëri prej gjyqtarëve të vendimit të “pronësisë së Vollgës”: Korrigjuam një...

Flet njëri prej gjyqtarëve të vendimit të “pronësisë së Vollgës”: Korrigjuam një gabim të ZVRPP

574
0
Shares

Një prej tre gjyqtarëve, për të cilin sot, mësohet se ka filluar një hetim, për një vendim tjetërsim prone, ka mohuar akuzat.
Nga studio e TV “News 24” në Durrës, gjyqtari Vladimir Skënderi e ka quajtur të drejtë vendimin e datës 18. 0. 2013, të gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, vendim që i njihte bashkëpronësinë kompanisë saudite “Saudi Brother Commercial Company”.
Sipas Skënderi, “kemi korrigjuar një gabim të ZVRPPS Durrës e cila kishte çregjistruar pronën e kompanisë arabe, pa qenë e thirrur kjo kompani në gjyq, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.
Vendimi është i formë prerë, që do të thotë që nuk mund të kontestohet”.
Lidhur me hetimet ndaj tij, Skënderi saktësoi se “për sa i përket hetimeve ndaj meje, ende nuk jam thirrur nga prokuroria dhe sot kam qenë në detyrë si zakonisht”.
Gjyqtari ka mohuar çdo lidhje mes këtij vendim gjykate dhe Emilajno Shullazit.
Ky vendim është i datës 18. 02. 2013. Dhe Shullazi, deri në këtë datë, nuk kishte asnjë lidhje me pronën sepse vetëm një vit më pas i është dhuruar atij kjo pasuri. Konflikti është i pastër civil dhe nuk ka lidhje me Shullazin apo ndonjë lidhje politike. Nuk kam dijeni për ecurinë e gjyqeve të tjerë.
Mënyra se si ZVRPP i mori pronën dhe ia regjistroi Zamir Hasës, pa praninë e pronarëve sauditë, ka qenë e paligjshme. Kjo zhurmë është bërë nga pala që ka humbur gjyqin”, saktësoi më tej gjyqtari Vladimir Skënderi.


vladimir skenderiGjyqtari Vladimir Skënderi

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Pronësia e “Hotel Vollgës”, 3 gjyqtarë nën hetim
/web/Pronesia_e_Hotel_Vollges_3_gjyqtare_nen_hetim_17689_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY