Interesi i zyrtarëve të lartë, të zgjedhur qendror e vendorë, duket shumë i ulët për plotësimin e dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, i njohur ndryshe i “dekriminalizimit”.
Dy javë para skadimit të afatit të plotësimit e dorëzimit të këtij formulari, saktësisht deri mëngjesin e sotëm, numri i deputetëve që kanë plotësuar dhe dorëzuar formularin ishte 52 dhe ministra vetëm 3.
Aktualisht nga 1836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 255 ose 13,9 % e tyre.
Ndërkohë, nga ana e tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur infrastrukturën on-line për të lehtësuar procedurën dhe në vende të dukshme ka publikuar formularin bashkë me aktet e tjera ligjore, ku paralajmërohet se, nëse ky formular nuk plotësohet i rregullt dhe nuk dorëzohet brenda datës 4 maj në KQZ, të zgjedhurit humbasin mandatin menjëherë.
Kush e ka detyrimin të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit
1- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë
2- Anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk kanë mandat deputeti
3- Kryetarët e bashkive
4- Këshilltarët bashkiakë.
Si plotësohet dhe dorëzohet formulari i vetëdeklarimit
• formulari duhet të plotësohet me kompjuter, me përjashtim të emrit e mbiemrit dhe nënshkrimit (në fund të çdo faqeje) që duhet të plotësohen me shkrim dore;
• formulari, pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi) nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.
•
Formulari i vetëdeklarimit
ndodhet ne faqen zyrtare të internetit të KQZ-së,
www.cec.org.al
dhe është i aksesueshëm për të gjithë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/