Byroja e Kuvendit vendosi me shumicë votash përjashtimin për 10 ditë nga parlamenti të deputetit të PD-së, Sali Berisha.
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho e konsideroi këtë një vendim politik me qëllim për të zbehur në sytë e publikut lidhjet që po zbulohen mes qeverisë dhe bandave kriminale.
“Mazhoranca duke pate votat në Kryesinë vendosi përjashtimin. Ajo shfrytëzoi jashtë kontekstit një deklaratë të Berishës. Bandat kriminale dhe të qeverisë nuk kanë dallim. Pra nuk ka dallim Emiljano nga ministri i Brendshëm. Kur ke votat në Byro e bën ligjin ashtu si dëshiron. Është tentativë e mazhorancës për të larguar vëmëndjen nga një fenomen prej tre vitesh lidhja e krimit me qeverinë”, deklaroi Edmond Spaho.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/