Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin e Berishës për dhjetë ditë nga punimet pas deklafratës që bëri në Parlament të enjten. Ndërkohë dje dhe sot media pranë qeverisë i ka fryrë deklaratës duke e izoluar atë nga konteksti por edhe duke shtrembëruar ato cfarë tha Berisha. Vetë Kryeministri Rama ka dalë sot në një deklaratë shtypi duke kërkuar ndjekje penale për Berishën.
Por cfarë tha në të vërtetë Berisha në Parlament? Lexoni më poshte:
“Perandorinë e krimit, Emiliano Shullazi e krijoi nëpërmjet tytës së armëve, nëpërmjet fallsifikatorëve, nëpërmjet gjykatësve dhe prokurorëve. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, i bëj thirrje Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të studiojë në detaje dosjen “Shullazi”, se është fytyra më e shëmtuar e kësaj qeverie organizatë kriminale. Po të doni i marrim një nga një krimet e tij. Saje Qorri tha se e arrestova me një sms. E kuptoni se ku jemi, të arreston Saja me një sms. Me këtë shndërrim në organizatë kriminale që i keni bërë qeverisë së vendit, në mënyrë absolute po e çoni vendin drejt një konflikti të pashmangshëm të të gjitha llojeve.
Unë kam një kërkesë për qytetarët shqiptarë sot. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarëve që për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri. Nëse ju, o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se nopozita dhe qytetarët jeanë të gatshëm tua kthejmë me të njëjtat mjete dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen, sepse armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre dhe me urgjencë të sjellim ligjin. T’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka siguri, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen, sigurisht hidhen sepse janë me bandat dhe sigurinë jua japin bandat.
Opozita është këtu për të qëndruar dhe do të qëndrojë fuqishëm. Dhe ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, për kërcënimet ndaj opozitës, ne jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi juve në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë; ju dhe ata që ju japin zemër juve, jeni më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë, që do të kërkoni vrima për t’u futur dhe nuk do të gjeni dot. Nuk mundeni ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mundeni ju të përzeni dhe spastroni shqiptarët nga vendi i tyre”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/