Zajmina në polici, përmbyti zyrën e noteres

Zajmina në polici, përmbyti zyrën e noteres

56
0
Shares

Zajmina Vasjari duket se është në telashe me policinë shqiptare, pasi ajo është denoncuar nga një grua me profesion notere. Ngjarja ka si shkak faktin që këngëtares i është përmbytur shtëpia për shkak të çarjes së tubit fresibël. Uji më pas ka dalë edhe një kat më poshtë, në studion e noteres. Nuk dihet nëse ka qenë apo jo në banesë Zajmina në momentin që i është përmbytur banesa, por mësohet se konfilkti mes saj dhe noteres ka bërë që kjo e fundit të bëjë denoncim në polici.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V., 28 vjeç banuese në Tiranë. Proçedimi ka filluar pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambjentin e marrë me qera nga shtetesja S.P. që shërben si studio ligjore , në adresën Bulevardin Gjergj Fishta, nga apartamenti i shtetases Z. V. ka shperthyer uji duke dëmtuar studion ligjore që ndodhet në katin e poshtëm. U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të dyshuarës Z. V.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY