Një grup prej 7 deputetësh të PS që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së Berishës kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për mbledhjen e saj, tha deputeti socialist Taulant Balla.
Deputeti socialist tha se thirrja për pajisjen me armë ishte e papranueshme dhe sigurisht që do të jetë Byroja që pas marrjes së procesverbalit të zbardhjes së Kuvendit do të marrë vendimin e saj.
Ne nuk e tolerojmë një gjë të tillë. Sipas Ballës presim që edhe PD të prononcihet lidhur me këtë deklaratë. Në presim që të kemi një kallëzim në Prokurori, pasi sjellja e Berishës trajtohet nga dy nene të kodit të procedurës penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/